Sekretari shtetëror Negovan Stankoviq ka deklaruar për Veçernje Novostin ka se të gjitha përmendoret e vendosura në jugë të Serbisë dhe Sanxhak do të hiqen nga ana e shtetit të Serbisë. Ai ka deklaruar se në vjeshtë nëpër gjithë Serbinë do të largohen të gjitha përmendoret e siq ka thënë ai të “terroristëve, kriminelëve të luftës dhe uzurpatorëve” në Serbi.
Ai ka thënë se këtu përfshihen përmendoret në jugë të Serbisë të cilët janë ngritur për “terroristët” dhe “kriminelët e luftës”, përmendoret dhe pllakat e vendosura në Sanxha për “Kriminelët e luftës” dhe “fitimtarët” e periudhës së hershme. Veçernje Novosti vazhdon edhe më tej duke përkujtuar përmendoren e Komandant Lleshit, njërit nga Komandantët e ushtrisë së UÇPMB-së, përmendoren e vendosur në një xhami në Preshevë si dhe pllaka përkujtimore e vendosur në qendër të Novi Pazarit për shqiptarin Aqif Haxhiahmeti i cili kishte luftuar për Shqipërin e Madhe, kundër Serbisë në vitin e largët 1945.
Siq ka parajmruar Stankoviq të gjitha këto përmendore do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit për Kultivimin e Traditës së Çlirimit e cila pritet të formohet gjatë muajit Gusht dhe që do të jetë në kuadër të ligjit për memorialet e luftës.
Kjo do të ishte një goditje e rëndë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës shkaku i ndjeshmëris që popullata shqiptare ndjen ndaj dëshmorëve të kombit.