Arsimtari i kulturës së artit Haki Krasniqi nga Peja ka sjellur pikturat e tij në shtëpinë e kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë, me ç'rast këto piktura do të rrinë të ekspozuara për disa ditë për të gjithë artdashësit si dhe të gjithë ata që tregojnë mirësinë për të ndihmuar duke blerë një pikturë.
Duke qenë në kushte të vështira ekonomike, dhe me një shtëpi të vjetër e cila nga reshjet e shumta të kësaj periudhe i është shëmbur kulmi, z.Krasniqi është detyruar që të vijë dhe të provojë fatin e tij këtu në Preshevë, rtvaldi.com
‘’Pas një periudhe 35 vjeçare si arsimtar i artit figurativ, si mësimdhënës nëpër shkolla të ndryshme mua nuk ma bën zemra që të shtrijë dorën dhe të kërkojë andaj falënderoj drejtorin, z.Nuhiun që ka lejuar që pikturat e mia të ekzpozohen për disa ditë në këtë ambient’’, u shreh z.Krasniqi.
Ekzpozita më parë është paraqitur dhe në Prishtinë ndërsa tani në Preshevë, andaj të gjitha ata të cilët kanë mundësi të vizitojnë shtëpinë e kulturës dhe të blejnë ndonjë piktur janë të mirëpritur, rtvaldi.com