• E mërkurë / Mar-19 09:27
  • Kontakt

Konferencë rajonale në Kumanovë: Marëdhëniet Ndërkufitare, çka përfitojnë banorët me hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc

Ju ftojmë që me datë 07.07.2018 ditë e Shtunë, ora 15:00 në sallën e ish Komitetit në Kumanovë që të merni pjesë në Konferencën Rajonale...

Ju ftojmë që me datë 07.07.2018 ditë e Shtunë, ora 15:00 në sallën e ish Komitetit në Kumanovë që të merni pjesë në Konferencën  Rajonale, e organizuar nga organizatori Rijad Mamuti - Politikolog, në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike Ndërkombëtare. 

Kjo konferencë mbahet në Kumanovë Moderimi:Fetije Qaili. Hapjen e Konferencës do ta bëjë organizatori: Rijad Mamuti.

Tema: Marëdhëniet Ndërkufitare, çka përfitojnë banorët dhe të rinjët e këtyre dy vendeve me hapjen e pikes kufitare Llojan-Miratoc? Dhe kush po e pengon hapjen e kufirit?

Panelistë: Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, Kryetari i komunës së Likovës z.Erkan Arifi, Fjalim nga Ministri i Pushtetit Lokal z.Suhejl Fazliu, Fjalim nga ish Kryetari i Komunës së Likovës, Ministri i Ekologjisë z.Sadulla Duraku dhe Ministri i Kulturës z.Asaf Ademi.

 Në këtë konferencë si misafirë të ftuar :Ambasadori Francez Christian Thimonier, përfaqësues të Sektorit Civil etj. 

Organizatorë: Rijad Mamuti –Politikolog dhe të rinjët e Likovës dhe Kumanovës, në Bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN) Shkup.