• E mërkurë / Mar-19 09:33
  • Kontakt

Deputetit Demaliaj nuk ia nin për punët në Kuvend, përcjell Botërorin (Video)

Deputetit Demaliaj nuk ia nin për punët në Kuvend, përcjell Botërorin (Video)...

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj sot ka qenë shumë aktiv në përcjelljen e ndeshjes mes Francës dhe Uruguait, derisa mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës.

Demaliaj nuk ka lejuar që t’i ikin momentet kryesore të takimit, shënimi i golave. Madje ai u përkujdes që t’u tregojë kolegëve të tij edhe për mënyrën e dhënies së golit të parë.

Kuvendi i Kosovës i ndërpreu punimet e seancës së sotme, për shkak të mungesës së deputetëve.