Ketë here trafikantet kane udhëtuar ne mes te ditës, duke dashur qe te përzihen me mjetet lundruese.
Por Guardi di Finances nuk i kishte shpëtuar gomonia e fuqishme qe udhëtonte drejt brigjeve italiane.
Motovedetat kane mundur te bllokojnë gomonen pas një ndjekje te shkurtër dhe brenda saj kane gjetur 49 pako me kanabis me peshe totale afërsisht 1 ton.
Ne pranga jane vene tre skafistet, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.