Konferenca me temë: ''Marëdhëniet Ndërkufitare, çka përfitojnë banorët dhe të rinjët e këtyre dy vendeve me hapjen e pikes kufitare Llojan-Miratoc? Dhe kush po e pengon hapjen e kufirit?'', është organizuar nga Rijad Mahmudi dhe të rinjtë e Likovës dhe Kumanovës me ç'rast panelistë të kësaj konference ishin kryetarët e komunave Preshevë, Llojan z.Shqiprim Arifi dhe z.Erkan Arifi dhe politikologu Xhenis Sylejmani.
Konferenca është zhvilluar në objektin e Ish Komitetit në Kumanovë ku të pranishëm ishin Ardian Ramadani këshilltar i ambasadorit francez në Maqedoni, përfaqësues nga sfera politike, shoqëria civile dhe përfaqësues të mediave.
Kjo konferencë është organizuar me qëllim që të mundësohej një komunikim i hapur ndërmjet pjesëmarrësve dhe dy liderëve politik për atë se çfarë po e pengon hapjen e kufirit si dhe u diskutua dhe çështja e të rinjëve, emigrimi dhe perspektiva e të rinjëve të të dy komunave.
Pas gjithë diskutimeve që u zhvilluan u konkludua që për hapjen e kufirit ka vullnet të madh të të dy liderëve të komunave Likovë dhe Preshevë, megjithatë kjo çështje është në kompetencat e dy qeverive, atë të Serbisë dhe të Maqedonisë.