Sipas mediave serbe, shirat dhe moti i ligë i përcjellë me erëra të forta rreth mesnatës e ka përfshirë komunën e Arangjelovcit, në të cilën është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Më se shumti ka pësuar qendra e Arangjelovcit, pasi që lumi Kubrashnica ka dalë nga shtrati.
Me këtë rast janë vërshuar objektet e banimit dhe ato të biznesit, ndërsa dëme ka pasur edhe në komunikacion, pasi që lumi ka marrë me vete edhe veturat e udhëtarëve.
Nga goditja e llavës në Bukulj janë dëmtuar edhe shtyllat e antenave, kurse në fshatin Koplari balta i ka mbuluar rrugët dhe banorët nuk po mund të lëvizin.
Ekipet komunale kanë dalë në terren, duke i ndihmuar banorët dhe bujqit.
Edhe ditë më parë kjo pjesë e Serbisë kishte goditur nga moti i ligë.
Shirat që kanë filluar mbrëmë dhe kanë vazhduar edhe sot probleme kanë sjellë edhe në Kosovë, duke bërë që disa qytete dhe fshatra të kenë probleme me nivelin e rritur të ujit