Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq u ka thënë gazetarëve se me Kosovën po merret në baza ditore dhe se brenda ditës i lexon 500-600 faqe të dokumenteve, qofshin ato sekrete ose publike dhe se para popullit do të dalë me një propozim, kur të dihet se cili është maksimumi që mund të fitojnë.
Kur të lexoni material sekret dhe publik prej 500 faqesh në ditë, atëherë dini diçka më shumë se të tjerët dhe duhet të marrësh veprime të përgjegjshme”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se çdo gjë që do të bëhet në lidhje me Kosovën duhet të shkojë në referendum dhe porositi se çfarëdo vendimi nuk është i mundur pa ndryshime kushtetuese dhe se “ata që po e rrënojnë referendumin, punojnë kundër të ardhmes së vendit”.
Ai thotë se referendumin po e kundërshtojnë ata që mendojnë se me këtë e rrëzojnë edhe atë [Vuçiqin].
“Në fakt po e rrënojnë vendin e tyre, të ardhmen e tyre dhe shansin për të fituar më shumë sesa kemi tash”, thotë ai.
Presidenyti serb vuri në dukje se serbët duhet të vendosin dhe të thonë çfarë duan dhe se është obligim i tij të jetë serioz dhe të shikojë për të ardhmen.
Vuçiqi tha se nëse dikush mendon se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të jetë një autonomi në kuadër të Serbisë dhe se “nuk duhet ta gënjej as veten as popullin”.