• E mërkurë / Mar-19 12:19
  • Kontakt

Fondacioni Ana dhe Vllade Divac në përgatitje të ''Festivalit Veror'' në Preshevë (Video)

Fondacioni Ana dhe Vllade Divac po përgatit ''Festivalin Veror '' i cili parashihet të mbahet në pjesën e parë të muajit gusht...

Fondacioni Ana dhe Vllade Divac është themeluar në vitin 2007 si një shoqatë jofitimprurëse me qëllimin që të ndihmoj qytetarët, veçanërisht të shpërngulurit në zgjidhjen  e problemeve jetësore.

Qëllimi i kësaj shoqate është përkrahja e banorëve në bashkësitë lokale të prekura nga kriza e emigrantëve nëpërmjet Fondacionit për Shoqëri të hapura.

Fondacioni Ana dhe Vllade Divac në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare në komunë të Preshevës është në përgatitje të ''Festivalit Veror" i cili pritet të mbahet në pjesën e parë të muajit gusht të këtij viti, këshu u deklarua Ivana Zhivanoviq zyrtare e projektit, për TV Aldi.

Vlen të ceket që Fondacioni Ana dhe Vllade Divac në fillim të këtij viti ka ndarë mjete për  6 projekte, gjegjësisht organizata joqeveritare dhe grupe joformale në komunë të Preshevës, projekte të cilat tashmë janë duke u implementuar.