Samiti i Londrës, më 9 dhe 10 korrik

Samiti më 9 dhe 10 korrik në Londër

Samiti i pestë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit do të mbahet më 9 dhe 10 korrik në Londër, dhe tema kryesore do të jetë nxitja e stabilitetit ekonomik, sigurisë dhe bashkëpunimit politik.

Procesi Berlin, është një iniciativë diplomatike ekancelares gjermane Angela Merkel qëllimi i të cilit është të mbështesë të ardhmen e qetë, stabiletin dhe demokracinë e Ballkanit Perëndimor dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe rajonin për integrime Evropiane.

Përveç Kryeministrit të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova, Britania si nikoqir i samitit pret në takim partnerët të BE-së, duke përfshirë Austrinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Slloveninë.

Kur është fjala për qëllimet e Samitit, së pari ka të bëjë me rritjen e stabilitetit ekonomik duke përmirësuar mjedisin e biznesit, nxitjen e ndërmarrësisë, zgjidhjen e problemit të papunësisë së të rinjve dhe përmirësimin e interkoneksionit rajonal.

Objektivi i dytë ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal të sigurisë në mënyrë që t'i përgjigjet kërcënimeve të përbashkëta, duke përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore, drogës dhe armëve trafikimit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë do të punojnë në përmirësimin e bashkëpunimit politik për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe dhe tejkalimin e problemeve që dalin nga konflikti i viteve të nëntëdhjeta, si dhe për të forcuar demokracinë dhe barazinë gjinore.