Në Samitin e Londrës do të marr pjesë Ana Brnabiq

Në Samitin e Londrës do të marr pjesë Ana Brnabiq

"Pika qëndrore e samitit është se tema për zgjerimin e BE-së për Ballkanin Perëndimor është ende e pranishme në axhendën e BE-së", ka thënë kryeministrja për RTS.

Nesër kryeministri britanik Theresa May do të presë liderët nga Ballkani Perëndimor, dhe në takim do të marrë pjesë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.

Në Samit do të marrë pjesë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari e Austrisë Sebastian Kurz, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, Presidenti i European Investment Bank Werner Hoyer, president i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe zhvillimin e Suma Chakrabarti dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

Pas përfundimit zyrtar të Samitit të Ballkanit Perëndimor, për të gjithë krerët e delegacionit do të organizohet një pritje, e organizuar nga Charles, Princi i Uellsit.

 Samiti i radhës në kuadër të porcesit të Berlinit, siç është paralajmëruar, do të mbahet vitin e ardhshëm në Poloni.