• E mërkurë / Mar-19 14:40
  • Kontakt

''SHVZHK'' takim me përfaqësues të ndryshëm në Turqi (VIDEO)

Shoqata ''Vizioni për zhvillim dhe kooperim'' ka qëndruar në Turqi në një periudhë prej 6 ditësh, ku gjatë qëndrimit të tyre në Turqi...

Shoqata ''Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim'' ka qëndruar në Turqi në një periudhë prej 6 ditësh, ku gjatë qëndrimit të tyre në Turqi kryetari Lulzim Miftari dhe koordinatori i shoqatës Shefki Jonuzi kanë zhvilluar takime të ndryshme duke filluar nga takimi me përfaqësues të AK-Parti dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Kryetari i shoqatës ''Vizoni për Zhvillim dhe Kooperim'' z.Lulzim Miftari gjatë intervistës që zhvilluam na foli për takimet më të rëndësishme që i ka pasur gjatë qëndrimit në Turqi dhe ftesa apo thirrja e parë që i është bërë këtyre përfaqësuesve ishte të vinë dhe të vizitojnë Preshevën për të parë për së afërmi gjendjen dhe në vazhdimësi të ndihmoj këtë popull apo edhe të mbështesë me ndihma konkrete.

Takimet e shoqatës me përfaqësues të ndryshëm në Turqi janë realizuar nën patrionatin e presidencës së Turqisë.