Përveç Thaçit edhe Vuçiq në Ankara për inaugurimin e Erdogan

Recep Tayyip Erdogan po kujdeset që ceremonia e inaugurimit të tij si President i Turqisë ku me këtë rast do të instalohet edhe sistemi i ri ...

Recep Tayyip Erdogan po kujdeset që ceremonia e inaugurimit të tij si President i Turqisë ku me këtë rast do të instalohet edhe sistemi i ri qeverisës, që të jetë sa më e madhe. Atje janë ftuar 40 shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve të ndryshme përfshirë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin.

Për udhëtimin në Ankara të Thaçit ka njoftuar sot Presidenca e Kosovës ndërkohë që Thaçi ditë më parë ishte kujdesur t’ia dërgojë edhe një urim Erdoganit nëpërmjet Twitter, rrjet sociale të cilin shefi i shtetit turk e bllokon shpesh për arsye politike.

Ndërkohë mediat serbe po ashtu njoftojnë se edhe Aleksandar Vuçiq, i cili po ndërton një raport special me Erdoganin do të jetë në kryeqytetin turk.

Pas ceremonisë në Parlament, Erdogan mysafirët e tij do t’i cojë në Pallatin Presidencial ku do të shpalos edhe kabinetin e tij. Me këtë inaugurim, Turqia kalon në system të plotë presidencial, ku Erdogan do të ketë pushtet të plotë ekzekutiv.

Erdogan kohë më parë ka deklaruar se Serbia është vendi më I rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa gjatë muajit mars, kur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kishte eskaluar situata për shkak të arrestimit të Marko Gjuriq, Erdogan u kishte telefonuar Thaçit dhe Vuçit.

Telefonata ishte konfirmuar nga mediet e Erdoganit, dhe nga Vuçiqi, ndërsa Thaçi e kishte mbajtur të fshehtë për shkak të deportimit të gylenistëve në të cilin ishte përfshirë.

Erdogan, sipas medieve turke, ishte ofruar edhe si ndërmjetës në bisedimet Kosovë - Serbi. Nuk dihet nëse sot ai do të provojë të ndërmjetësojë dicka ndërmjet Thacit dhe Vuçiq.