Ministri i Jashtëm malazez Srgjan Darmanoviq thotë se duke dërguar ushtarë në Kosovë, Mali i Zi përmbush detyrimet ndërkombëtare dhe vlerëson se nuk është një akt armiqësor ndaj Serbisë.
"Nuk ka asgjë armiqësore, Mali i Zi është i angazhuar për të përmbushur detyrimet e tij ndërkombëtare dhe për të kontribuar në stabilitetin në rajon, i cili është qëllimi i vetëm i angazhimit tonë", tha Darmanoviq, duke komentuar vlerësimin nga zyrtarët serbë se dërgimi i oficerëve malazezë në Kosovë nuk është një akt miqësor.
Në prag të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, i cili zhvillohet sot në kuadër të Procesit të Berlinit, Darmanoviq tha se nga vazhdimi i Procesit të Berlinit priten investime të mëtejshme në projekte konkrete të infrastrukturës në Malin e Zi.
"Ne presim që një ndryshim i caktuar në infrastrukturë do të bëhet sa i përket Malit të Zi, ne jemi optimist", tha Darmanoviq.