Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar sot se kundërshtarët e tij politikë që ngadalësojnë referendumin për Kosovën dhe Mitrovicën humbin shansin për të marrë më shumë nga ajo që kemi sot.
Vuçiç u tha gazetarëve se me çështjen e Kosovës është i angazhuar çdo ditë duke lexuar rrethë 500 deri 600 faqe të dokumenteve, "të fshehta, dhe zyrtare", dhe se para popullit do të dalë me një propozim, kur dihet se çfarë është maksimumi që mund të marrim.
Nuk do të ketë gëzim të madh apo lumturi, thotë Vuçiq,duke parashikuar rezultatin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe Mitrovicës, por kujton se paraardhësit e tij kanë pranuar pavarësinë e Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pavarësia e së cilës është njohur tashmë nga 100 vende, dhe se sot ne nuk kemi asgjë .
Dorëheqjen e tij tashmë e kanë kërkuar ata që kanë marrurr pjesë në pavarësinë e Kosovës, dhe ai thotë ai, do ta jap - në qoftë se ata do të arijnë më shumë.
Ai tha se pret që në fushatën e kundërshtarëve politikë do të shkojnë me atë që ky referendum nuk është i vlefëshm në aspektin e diktaturës.
Referendumi, thotë, kundërshtohet nga të gjithë ata që mendojnë se po e shkatërrojnë:
"E shkatërrojnë, në fakt, vendin i tyre, të ardhmen e tyre dhe shanset për të fituar më shumë nga ajo që kemi tani, ka thënëtha Vuçiq.