Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të gjykatës Supreme për çështjet lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.53 deputetë kanë votuar, 35 prej tyre pro ndërsa 18 kundër.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka thënë se ky projektligj do të hedhet në votim në seancat e ardhshme.
Ai ka theksuar se mungojnë një mori deputetësh dhe si pasojë e kësaj nuk kalojnë as projektligjet.