Sipas Vuçiq për çdo propozim të tij do të deklarohet edhe populli që siç tha ai do të jenë “Gjyqtarë të Lartë”.
“Për tango duhen dy persona, jo çdo gjë varet nga ne, do të punojë e luftojë çdo ditë për të gjetur një lloj zgjidhje kompromis. Nëse e gjej, do t`ia ofrojë popullit, le ta thotë populli nëse e duan apo jo, dhe ata do të jenë gjyqtarë të lartë”, tha shefi i shtetit serb duke iu përgjigjur pyetjes se sa kohë duhet për të gjetur një zgjidhje për Kosovën.
“Nuk iki nga pyetja ë krahasim me kundërshtarët e mi politikë, tha në Ankara, Presidenti i Serbisë duke shtuar se deri më tani solli dhjetë herë më shumë investime se opozita e sotme për 12 vjet të tij në pushtet.
Ai e tha këtë duke komentuar deklaratën e kreut të PSG Sasa Jankoviq se Vuçiq ” po i ik pyetjeve dhe ligjit”.