Edhe pse takimi ka ndodhur dje pas mesditës, raportet për këtë ngjarje kanë munguar në Serbi.
Mediat kryesore në Serbi për këtë bisedë i referohen portalit lokal serb në Kosovë, KoSSev.
Në këtë pasqyrim të takimit të shkurtër dhe të parit në këtë nivel kosovaro-rus, serbët informohen për kërkesën që Thaçi i ka bërë Medvedevit për vendosjen e komunikimit fillestar ndërmjet dy vendeve.
Por, ajo që bie në sy në këtë raportim janë komentet e serbëve. Ata sikur kanë mbetur të habitur nga ky takim, madje e lidhin si një hakmarrje të Rusisë ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për takimin e këtij të fundit me presidentin ukrainas në Beograd, Petro Poroshenko.
Ka edhe serbë të tillë që e vënë krejtësisht në dyshim këtë fotografi, duke e quajtur edhe “montazh”.