• E mërkurë / Mar-19 16:59
  • Kontakt

Takohen liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës:''Seanca e tre Kuvendeve'' (Video)

Është zhvilluar takimi i dytë ku pjesëmarrës në këtë takim ishin...

Është zhvilluar takimi i dytë ku pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti popullor Fatmir Hasani, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Shukri Ymeri, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës si dhe përfaqësues të të gjitha subjekteve politike që veprojnë në Luginë të Preshevës

Ky takim u zhvillua në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, ku kryesues i këtij takimi ishte kryetari i kuvendit komunal në Bujanoc, z.Adnan Salihu, takim ky i cili vjenë si rezultat i përgatitjes së seancës së tre kuvendeve e cila është propozuar nga Partia Demokratike Shqiptare për të shprehur edhe Lugina e Preshevës qëndrimet e saj në bisedimet që po mbahen rrethë definimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Qëllimi i kësaj mbledhje ishte përgatitja e një dokumenti ku në këtë dokument do të shpalosen qëndrimet e këshilltarëve të Luginës së Preshevës ku rrethë përpilimit të këtij dokumenti u caktua edhe grupi prej 6 anëtarësh, anëtarë këta të të gjitha subjekteve politike.

''Në një atmosferë shumë tolerante dhe me një konsensus të plotë janë marrur të gjitha vendimet në përpilimin e deklaratës, grupi i përzgjedhur që do të punoj në këtë deklaratë do të shpalosë këtë dokument në takimin e radhës'', theksoi z.Salihu

Takimi i radhës do të jetë të enjten me datë 12.07.2018 ku në këtë takim deklarata do të marrë formën përfundimtare dhe do të jetë e gatshme për ditën e shtunë kur do të mbahet seanca e tre kuvendeve.