Qent endacak tashmë për një kohë të gjatë kanë paraqitur problem për qytetarët tanë, ankesat kanë qenë të mëdha nga qytetarët si në formën zyrtare poashtu edhe në atë jozyrtare.
Si duket këtë problem komuna e Preshevës ka vendosur t'a trajtojë si institucion komunal, ku që sot Shërbimi i Inspekcionit komunal ka filluar aksionin për grumbullimin e qenve endacak.
Informacionin për këtë aksion për TV Aldi e ka bërë të ditur kryeshefi i Inspekcionit Komunal z.Enver Aliu, me ç'rast ekipi tashmë ishte në terren ku ka filluar që nga zonat më të frekuentuara, prej nga kanë ardhur dhe ankesat më shumë, në zonën rreth shkollave dhe stacionit policor.
Ky aksion do të vazhdojë dhe javën e ardhshme dhe shpresojmë që kjo të mos mbetet vetëm përkohësisht pasi që probemi i qenve ka kohë tashmë që paraqet shqetësim për banorët tanë.