Ata janë liruar pas intervistimit nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.
“Pas intervistimit dhe dëgjimit ata janë liruar dhe ndodhen në shtëpitë e tyre. Janë konfiskuar disa materiale të ndryshme armë dhe fishekë me ç’rast pas ekzaminimit do të shqyrtohet mundësia e hetimit të tyre për shkak të veprave në fjalë”, ka thënë Maloku.
Pesë të arrestuarit ishin të dyshuar për “veprimtari kundër sigurisë në Kosovë”.