• E mërkurë / Mar-19 19:36
  • Kontakt

Hahn në Tiranë javën e ardhshme, çfarë pritet të ndodhë me negociatat

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Nga Samiti për Ballkanin Perëndimor në Londër, Hahn njoftoi se vizita e tij vjen në kuadër të një turi ballkanik që nis me Shkupin me qëllim sqarimin e hapave të mëtejshëm të integrimit pas rekomandimit të dhënë për të dy vendet nga Komisioni Europian.

Interesimit të mediave për kohën e hapjes së negociatave, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, iu përgjigj se nuk është vendosur që kjo të ndodhë nesër por vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Më herët Hahn ka postuar në rrjetet sociale qëndrimin e tij ndaj ecurisë së negociatave të Tiranës me Athinën zyrtare për paktin detar.

“Janë për t’u vlerësuar përpjekjet mes dy vendeve për të firmosur këtë pakt dhe për të arritur në një marrëveshje”, është shprehur eurokomisioneri Johanes Hahn