Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), vlerëson lartë bashkëpunimin me institucionet shkollore, duke i intensifikuar me një dinamikë më të shtuar në të ardhmen.
BIPBM, gjithashtu, në kuadër të Konkursit për lëndën fetare nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe, falënderon administratat shkollore dhe interesimin e kandidatëve për të qenë pjesë e procesit edukativo-arsimor për vitin shkollor 2018/2019.
Në këtë drejtim BIPBM, njofton drejtoritë e shkollave se nga shtatori, fillimi i vitit të ri shkollor, do të shtohen aktivitetet me donatorët nga Shqipëria dhe Holanda, për shpërndarjen e materialit shkollor: çanta, fletore, kompasa, lapsa, vizore , ashtu sikurse vitin e kaluar. Me shpresë se në të ardhmen ky bashkëpunim i ndërsjellë do të jetë sa më profesional dhe institucional, BIPBM, drejtuesit e shkollave i falënderon paraprakisht thuhet në raportin e lëshuar për media nga sekretari i BIPBM-së Refik Memeti.
Shërbimi për informim pranë BIPBM-së