• E mërkurë / Mar-19 19:38
  • Kontakt

Në pranga kryetari i komunës maqedonase, kontrabandonte cigare

Në pranga kryetari i komunës maqedonase, kontrabandonte cigare...

Kryetari i komunës së Novo-Sellos në Maqedoninë Lindore, Boro Stojçev është arrestuar mbrëmjen e kaluar nën dyshim për kontrabandë cigaresh.

Ai, sipas televizionit, është kapur së bashku me gruan dhe djalin e tij, si dhe me një tjetër bashkëpunëtor.

Ndalimi i djeshëm është shoqëruar edhe me të shtëna armësh.

Dyshohet se janë konfiskuar dy vetura plot me cigare kontrabandë.