• E mërkurë / Mar-19 19:30
  • Kontakt

Partia për Veprim Demokratik po zhvillon proçesin zgjedhor brenda kësaj partie (Video)

Nga mesi i muajit të kaluar, muajit qershor, Partia për Veprim Demokratik filloi me zgjedhjet brenda kësaj partie duke zgjedhur organet e reja

Nga mesi i muajit të kaluar, muajit qershor, Partia për Veprim Demokratik filloi me zgjedhjet brenda kësaj partie duke zgjedhur organet e reja, duke filluar me nëndegët e sajë duke zgjedhur kryesinë e re të  nëndegës, kryetarin e sajë, delegatët, kryesinë e përgjithëshme, kanditatët për delegat të kuvendit, kanditatët të cilët do të zgjedhin  kryesinë e degës së Preshevës, kryetarin e degës së Preshevës, anëtarët në këshillin qëndror, ku 220 delegat nga tri komunat ku shtrihet PVD do të zgjedhin kryesinë e përgjithëshme dhe kryetarin e partisë.

Se si po shkon ky proçes zgjedhor ne zhvilluam një intervistë të shkurtër me zonjën Ardita Sinani kryetare e PVD-së dega në Preshevë e cila tha se jam e kënaqur me proçesin zgjedhor që po zhvillohet fillimisht në Preshevë ku jemi duke i zgjedhur kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve në Preshevë.

Rezulati i fundit i zgjedhjeve në Preshevë nuk ishte i kënaqshëm për subjektin tonë politik dhe kjo ndikoi që duhet të shohim dhe të punojmë në terren se përse dolëm kaq dobët në këte zgjedhje.

Partia për Veprim Demokratik do të vazhdojë me proçesin e sajë zgjedhor brenda partisë ku me kryerjen e zgjedhjeve në Preshevë do mbahen zgjedhjet edhe të përgjithshme përfshirë këtu Bujanocin, dhe Medvegjën ku kjo parti shtrihet në tri komunat në Luginë të Preshevës dhe proçesi zgjedhor pritet të përfundojë rreth muajit shtator.