• E mërkurë / Mar-19 19:33
  • Kontakt

11 Korriku ‘’Dita botërore e Popullsisë’’ (Video)

Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë...

Më 11 korrik të çdo viti, shënohet Dita Botërore e Popullsisë. Qëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë. Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë. Sipas Kombeve të Bashkuara Fokusi i Ditës Botërore të Popullsisë për vitin 2018 është: “Planifikimi familjar është një e drejtë njerëzore”.

Ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Shërbimi i Ofiqarisë në komunë të Preshevës konkretisht nga ofiqari kryesorë Shukri Zylfiu në komunën tonë shumica e të regjistruarve të lindur janë në shtetet e huaja, dhe pikërisht si rezultat i kësaj numri i të regjistruarve të lindur në Preshevë është shumë i vogël. 

Numri i lindjeve për vitin 2018 deri më datë 11.07.2018 është 185, numri i kurorave 147, dhe numri i vdekjeve të regjistruara 69.

Ndërsa sa i përket periudhës kohore në retrospektiv prej vitit 2017 deri në vitin 2010 statistikat për numrin e regjistruar të lindjeve, vdekjeve dhe kurorave janë si vijojnë:

Libri amë i të Lindurve në vendet e jashtme:

Viti 2017: 365

Viti 2016: 347

Viti 2015: 311

Viti 2014: 300

Viti 2013: 297

Viti 2012: 367

Viti 2011: 354

Viti 2010: 352

Libri Amë I Kurorëzimit në komunë të Preshevës:

Viti 2017: 273

Viti 2016: 287

Viti 2015: 318

Viti 2014: 280

Viti 2013: 270

Viti 2012: 285

Viti 2011: 272

Viti 2010: 350

Libri Amë i të Vdekurve në komunë të Preshevës

Viti 2017: 148

Viti 2016: 137

Viti 2015: 139

Viti 2014: 159

Viti 2013: 120

Viti 2012: 137

Viti 2012: 135

Viti 2010: 115

‘’Kohëve të fundit po mbizotëron shpërngulja dhe diskriminimi shtetëror, ku njerëzit shlyhen nga evidenca civile. Prandaj qeverisja lokale duhet të shtoj presion politik ndaj qeverisë në Beograd për të përmbushuar angazhimet që është palë nënshkruese e sistemit në Kombet e Bashkuara’’, kjo sipas përfaqësusesit nga Këshilli Për të Drejtat e Njeriut  Enkel Rexhepi .

Një gjë pozitive sa i përket popullatës shqiptare në komunë të Preshevës është ajo që struktura e popullsisë i përket moshës së re.