Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitat e tij në Samitin e NATO-s në Bruksel, atje ku është takuar dhe me kreun e Aleancës Stoltenberg.
Ajo që ka rënë në sy në pamjet që vetë Rama ka publikuar, kanë qenë momentet kur kreu I qeverisë shihet pëkrah ish drejtuesit të SHISH, Vizho Ajazi Likës, me të cilin maxhoranca e të majtëve ka patur një sërë përplasjes të forta, deri në momentin kur ajo vetë vendosi ta çojë Visho Ajazin, si përfaqësuesin e Shqipërisë në NATO.
Rama shkruan në rrjetin social se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për kontributin e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut duke shtuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe të trupave të veta në frontet e përbashkëta.
POSTIMI I RAMËS:
Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.
Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.