Enti për punësim në bashkëpunim me komunën e Preshevës kanë hapur konkursin për vetëpunësim, ku ky është njëri nga programet i cili implementohet përmes Entit për punësim dhe komunës së Preshevës, ku për herë të parë pushteti lokal financon këtë projekt me 50% dhe 50% Enti për punësim.
Programi i subvencioneve për vetëpunësim i Entit për punësim të Republikës së Serbisë në bashkëpunim me komunën e Preshevës i dedikuar për të gjithë të papunësuarit të cilët gjinden në evidencë të Entit për punësim, kapë vlerën prej 15,840,000.00 dinarë.
Ndërsa për aplikuesit e rinjë që nuk kanë kaluar trajnimin dhe janë paraqitur në evidencë të Entit për themelimin e biznesit, trajnimi ka filluar nga dita e djeshme në Zyrën Për të Rinj në Preshevë më 11 dhe 12 korrik 2018 me fillim prej ora 10:00 për grupin e parë dhe ora 13:00 për grupin e dytë, pra dy ditë rresht është mbajtur ky trajnim, ku ligjërues ishin përfaqësuesit e Agjensionit për zhvillimin rajonal.
Subvencioni për vetëpunësim i dedikohet personave të papunësuar në vlerë të njëherëshme prej 180,000.00 dinarë gjegjësishtë 200,000.00 dinarë në rastin e vetëpunësimit të tepricës së punëtorëve ose 220.000,00 dinarë për personat me invaliditet me qëllim të themelimit të punëtorisë, kooperativës ose formave të tjera të ndërrmarrësisë, si dhe themelimin e ndërmarrjes nëse themeluesi krijon marëdhënie pune në të, në veprimtaritë e definuara në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik lokal
Afati për aplikim tek Enti për punësim për të gjithë mund të bëhet deri më 20 korrik./www.rtvaldi.com/