Banorët e fshatit Rahovicë deri në këto kohë janë ballafaquar me vështirësi të shumta dhe pengesa kjo për pasojë se ky fshat nuk kishte rrugë alternative më të shkurtër për t'u lidhur me autostradën e vjetër dhe me këtë rast këta banorë duheshin të udhëtonin më shumë kilometra për nevojat e tyre.
Para disa ditësh ka filluar implementimi i projektit për asfaltimin e rrugës në pjesën e B.L Rahovicë, kjo rrugë është rreth 5 kilometra e gjatë dhe është paraparë që punimet në këtë rrugë të zhvillohen në tre faza, se si po zhvillohen punimet për TV Aldi na informoi kryetari I B.L Rahovicë z.Vebi Rexhepi.
Duke qenë së kjo rrugë lidhë dy bashkësi lokale si atë të Rahovicës dhe Bukurocës nënkryetari i B.L Bukurocë poashtu vlerësoi se kjo rrugë përbën një arterie kryesore duke lidhur fshatrat me autostradën e vjetër e cila lidhë komunën e Bujanocit me atë të Preshevës.
Siç dihet tashmë punimet në terren po zhvillohen dhe në një të afërme të shkurtër banorët e këtij fshati do të kenë më të lehtë aksesin në këtë rrugë. /www.rtvaldi.com/