Nga data 9, 10, dhe 11 korrik kanë mundur të regjistrohen nxënësit në vit të parë në Shkollën e Mesme Teknike ''Presheva'' në Preshevë.
Ata kanë plotësuar dëshirat e tyre se ku dëshirojnë të regjistrohen në cilët profile këtu në shkollën profesinale, në Shkollën e Mesme Teknike ''Presheva''.
Është numri 199 që kanë mundur të regjistrohen nxënësit këtu në këtë institucion arsimor.
Talat Arifi drejtor i këtij institucioni arsimor përTV Aldi tha se kanë përfunduar këto tri ditë rresht regjistrimi i nxënësve në shkollën tonë, në të gjitha profilet, ku interesimi më i madh i nxënësve ishte profili i mjekësisë.
z.Arifi po ashtu tha se të gjithë ata nxënës që janë regjistuar nëpër këto profile nuk kanë të drejtë më të bëjnë ndërrimin e drejtimit të tyre sepse kjo nuk lejohet,dhe asesi nuk mundemi të bëjmë një gjë të tillë.
Sipas tij Shkolla e Mesme Teknike është shkollë profesionale dhe është një e mirë për ata nxënës që mbarojnë shkollën e mesme këtu pasi kanë një orientim se ku të shkojnë më tutje me këto drejtime profesionale
Afati për regjistimin e nxënësve për ata të cilët kanë mbetur pa regjisturar është deri më 30 gusht.