Hoxhaj: Serbia përpiqet të na e minojë shtetësinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në takimin e veçantë SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në takimin e veçantë SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë është edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka kërkuar para Sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë.

Ai ka fajësuar Serbinë për bllokadën politike duke i keqpërdorur deputetët serbë, megjithëse ka paralajmëruar fillimin e procesit të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura.

“Arsyet e bllokadës janë politike. Serbia po përpiqet ta minojë shtetësinë e Kosovës duke e penguar tranzicionin e FSK-së. Ata përmes deputetëve serb po përpiqen t’i bllokojnë ndryshimet kushtetuese. Së fundi, ata kanë nisur një fushatë të frikësimit dhe arrestimit të pjesëtarëve serb të FSK-së duke e quar numrin në 50 prej tyre që janë larguar”, ka thënë ndër tjerash Hoxhaj.

Ai po ashtu ka kërkuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut, meqë për disa vite është vetëm si shtet anëtar vëzhgues.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis, për herrë të parë po e viziton Ballkanin, duke marrë pjesë në këtë takim të veçantë SHBA-Karta e Adriatikut.