Në B.L Norçë kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës (Video)

Kanë filluar punimet për rregullimin e infrastrukturës në B.L Norçë...

Në fshatin Norçë ka filluar implementimi i projektit për rregullimin e rrugës meqenëse infratruktura e kësaj rruge ishte jo aq e mirë më parë dhe kjo përbënte problem për banorët e kësaj pjese të fshatit. 

Punimet kanë filluar para dy ditësh dhe tashmë është bërë gërryerja e një pjese të rrugës ku pastaj do të vazhdohet me fazat e tjera të planifikuara. Gjatësia e rrugës për asfaltim është 140 m, ndërsa gjerësia 4m.

Agron Isufi Inxhinier i ndërtimtarisë na dha një sqarim më të hollësishëm në lidhje me atë se ku kanë arritur punimet deri më sot, çfarë është parashikuar të punohet në projekt si dhe fazat e punës.

Të gjitha punët janë duke u zhvilluar në rregull dhe sipas planit është e parashikuar që këto punime të përfundojnë për 15  ditë.