Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta,përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka përshëndetur vendimet e Samitit të NATO-s, të mbajtur në Bruksel.
Samiti, siç shkruan Meta, përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë.
“Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar presidenti Meta