Rtv Aldi ka përmbyllur me sukses ciklin e emisioneve sportive kushtuar kampionatit botëror ''Rusia 2018'' (FOTO)

RTV Aldi ka përmbyllur me sukses ciklin e emisioneve sportive kushtuar kampionatit botëror "Rusia 2018"...

Për 1 muaj rresht të gjithë ata sportdashës dhe shikues të RTV Aldi kanë pasur rastin të përcjellin përmes ekranit televiziv të TV Aldi kampionatin botëror "Rusia 2018", ku në çdo emision kemi pasur analist të ndryshëm dhe tifoz të futbollit që ishin mysafir për një muaj rresht në studion e TV Aldi të udhëhequr nga moderatori Artan Ibishi.

Gjatë këtyre emisioneve ka pasur analiza të ndryshme rrethë pjesëmarrjes së ekipeve në këtë kampionat që u zhvillua në Rusi ku secili mysafir ka shprehur qëndrimet apo opinionet personale.

Mysafirët tanë të rregullt që i'u përgjigjën ftesës pa hezitim ishin: prof. Enver Sahiti, Bujar Veliu, Nagip Jakupi, Besim Nasufi, Jeton Rexhepi, Arbnor Sefiu, Gafur Fejzullahu, Fitim Hajrullahu, Besim Shabani, Ardian Agushi, Fazli Sylejmani, Orhan Omeri, Qëndrim Hetemi, Valon Arifi dhe Sara Hasani.

Fal sponzorëve tanë, kompanive private që veprojnë në Preshevë u mundësua realizimi i këtyre emisioneve sportive siç janë:

Sponzorin gjeneral bastoren sportive Max Bet, Ndërmarrja Saba Bellça, Enylux Residence, Esa Group, Vijator, Sefa Compani dhe Caffe House N'Çarshi.

Moderatori Artan Ibishi dhe i gjithë stafi i RTV Aldi shprehen falënderues për bashkëpunimin, mundësimin e realizimit të këtij cikli emisionesh sportive si mysafirëve të rregullt që kanë qenë si dhe sponzorëve tanë, ku gjithë këta i falënderon edhe me nga një mirënjohje për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij kampionati botëror "Rusia 2018".