Për kremtimin për ftesën në NATO janë shpenzuar 180.000 euro

Nga 11.900 euro për çdo qytet, apo gjithsej 179.500 euro në nivel të gjithë shtetit janë shpenzuar për kremtimin e pardjeshëm "Ecim përpara - Maqedoni

Nga 11.900 euro për çdo qytet, apo gjithsej 179.500 euro në nivel të gjithë shtetit janë shpenzuar për kremtimin e pardjeshëm "Ecim përpara - Maqedonia në NATO dhe BE", kumtoi Qeveria.

Sipas Qeverisë, shpenzimet për ngjarjet janë modeste, sipas çmimeve normale tregtare, ndërsa kompania që ka qëndruar prapa organizimit është zgjedhur ligjërish, në tender, nga gjithsej tre që janë paraqitur përmes kriterit çmimi më i ulët.

"Për promovim të ngjarjeve nuk janë shpenzuar mjete për reklama në media, as nuk janë shpenzuar mjete për transport të organizuar të publikut nga një qytet në një tjetër", thonë nga Qeveria.

Për kremtim janë organizuar kryesisht interpretues vendas me të cilët janë lidhur kontrata autoriale për punët artistike, respektivisht për interpretime muzikor-skenike, ndërsa zgjedhja e qyteteve është përcaktuar konform përfaqësimit të barabartë gjeografik. 

Qeveria e thekson shumën e përgjithshme për realizimin e ngjarjeve, të ekspozuara sipas paragrafeve.

Angazhimi i personave për punë autoriale, për koncept kreativ dhe realizim të fushatës promovuese në rrjetet sociale, zgjidhje grafike, video produksion, vizuelizim dhe platformat dhe postproduksioni, ka kushtuar 20.000 euro ose rreth 1.300 euro për qytet.

Sipas Qeverisë, shpenzimet për disa performues që e kanë anuluar angazhimin nuk janë kyçur në llogaritë dhe nuk do të realizohen, ndërsa procedura administrative me ta do të përfundojë sipas marrëveshjes.