Ai këto komente i ka bërë pas një takimi që ka pasur me disa nxënës dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Mëngjesin e sotëm, pata nderin të pres një delegacion të nxënësve dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë”.
Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare.
Kosova duhet të fitojë betejën për dije.