• E mërkurë / Jan-15 12:55
  • Kontakt

Përfundon seanca e gjykimit për vrasjen e Aulon Zekës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës në Departamentin për të Mitur ka përfunduar seanca fillestare ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës...

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës në Departamentin për të Mitur ka përfunduar seanca fillestare ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës, të dy të mitur.

Avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa tha se prokuroria ka prova të mjaftueshme dhe të fuqishme që flasin se vrasja është kryer me dashje, paramendim  dhe se të dyshuarit kanë provuar t’i fshehin provat pas kryerjes së veprës.

Musa nuk ka dashur të tregojë se si janë deklaruar të dyshuarit lidhur me pretendimet e prokurorisë. 

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet, ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 dhjetor.