Nisin reagimet në Kosovë – Haki Abazi, Mustafa Nanos: Po i shisni vajzat në Serbi

Nisin reagimet në Kosovë – Haki Abazi, Mustafa Nanos: Po i shisni vajzat në Serbi...

Ish-drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers Found dhe publicisti Haki Abazi i është kundërpërgjigjur Mustafa Nanos pas deklaratave të tij ofenduese ndaj shqiptarëve të Kosovës, për një pjesë të së cilëve ai ka thënë se kanë gjak serbi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi ka thënë se Nano është një produkt i përzierjes pa progres në Shqipëri.

“Ai si duket është një kontinuitet quazi intelektual me shkallë të lartë të inferioritetit dhe krize identitare që në mënyrë tipike për tu bërë faktor e për t’i hyrë në hatër dikuj merr guximin për t’ju treguar Shqiptarëve të Kosoves se kush janë Serbët dhe Serbia”, ka thënë Abazi.

Abazi, ia ka përmendur Nanos edhe femrat shqiptare që shiten si mall në Serbi. Ka thënë se ekziston një fenomen i martesave të grave nga zonat e thella të Shqipërisë, me burra serbë që jetojnë në vise që kultivojnë shovenizmin në Serbi.

“Ka të drejtë vetëm për një gjë që martesat edhe sot ekzistojnë por ato janë vetëm ndermjet vajzave të shtypura e pa perspektivë të zonave të ngujuara thellë të Shqiperise së Nanos dhe zonave që kultivojnë shovenizmin në Serbi. Përderisa është për trishtim që këto vajza shiten si mall në shekullin 21 në Shqipërinë e avancuar të Nanos në anën tjetër çuditerisht qe ne secilen lufte mobilizimi i paramilitareve dhe ushtareve vije kryesisht nga keto zona te prapambetura te Serbise”, ka shkruar Abazi.

“Kjo është Provokacija, e Nano, do të duhej të provokohet Nano për të ndaluar shitjen e vajzave, duhet të jete pjese e procesit te dekontaminimit kulturore, ai nese ka kapacitet duhet te dali kunder qe të mos jete norme e pranueshme qe të hidhen vajzat shqiptare të vdekura nga makinat neper rruge të Evropes dhe eventualisht të dale të pastroje berllogun para shtepise se tij se pari”.