Gjatë ditës së djeshme Beka kishte dhënë edhe arsyetimet e veta për këtë vendim, e që sipas tij lidhen me dinamizmin e punëve në këtë ministri, si dhe takimet pa rezultat me kryeministrin Haradinaj.
Mirëpo i të njëjtit mendim nuk ishte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Ai tha se ky vendim mund të jetë i nxitur nga dikush me qëllim të prishjes së imazhit të ministrisë që ai drejton, apo edhe vetë AKR-së.
“Dinamizmin që e ka pasë MZHE-ja rrallë ndonjë ministri e ka, dhe duhet të shohim ku është problemi më thellësisht dhe ta nalizojmë pak më gjerësisht”, ishte shprehur dje ministri Lluka.
E Beka për një vendim të tillë nuk është konsultuar as me partinë e tij, AKR-në
.Sekretari i kësaj partie, Vesel Makolli, tha sot se nuk e di pse ka ardhur deri tek një vendim i tillë, ngase Beka nuk është konsultuar me partinë e tij.
“…jo nuk është konsultuar, që e ka dikënd prapa ajo është tjetër, dikush që do të fus përçarje, ose dikush që do t’i minimizojë sukseset tona ose të ministrit, unë vetëm kur e kam parë në media të informimit”, u shpreh Makolli.
Ai tutje tha se arsyetimi për tërheqjen i Bekës është vetëm mendim personal dhe jo i partisë së tij.
“Është vetëm mendim i tij personal, prandaj s’kemi reaguar edhe aq shumë, ne jetojmë në demokraci dhe s’besoj që dikush pa dëshirë është tërhjek”, shtoi tutje Makolli.
Madje sekretari i AKR-së tha se secili person duhet të shohë edhe aftësitë e veta profesionale dhe intelektuale kur merr përsipër punët.
“Por duhet me pa çdo njeri edhe aftësitë e veta profesionale dhe intelektuale”, përfundoi Makolli.
Kujtojmë se Beka në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asambleistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës