• E mërkurë / Apr-24 02:55
  • Kontakt

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z.Shykri Ymeri takim me rektorin e UM-Tiranë (Foto)

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Arben Gjata, zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z.Shykri Ymeri ...

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Arben Gjata, zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z.Shykri Ymeri më 16.07.2018 .

Në këtë takim, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për mbështetjen sistematike të Universitetit të Mjekësisë për studentët e Luginës së Preshevës.

Rritja e kuotave nga Universiteti i Mjekësisë, ka mundësuar regjistrimin e një numri më të madh studentësh nga Lugina e Preshevës në ciklin e parë të studimeve pranë këtij Universiteti.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimeve të mëtejshme në të ardhmen mes dy institucioneve.