Komisioni Evropian nesër jep rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave?

Komisioni Evropian do të konfirmojë nesër se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Komisioni Evropian do të konfirmojë nesër se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kështu të paktën shkruan agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug” duke iu referuar burimeve të veta në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Në mënyrë që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, rekomandimi i Komisionit Evropian duhet të aprovohet nga Parlamenti Evropian, shkruan më tutje “Tanjug”.

Kujtojmë se Kosova me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përmbushi kushtin kryesor të vendosur nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Kusht tjetër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nëpër zonën Schengen ishte edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, aspekt në të cilin Kosova edhe sipas raportit të progresit ka arritur përparime.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48