Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Dajç të Shkodrës, ku moti vijon të jetë me reshje të dëndura, shkruan shekulli.al.
Mësohet se tre persona, ende të paidentifikuar janë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).
Drejt vendit të ngjarjes u nisën me urgjencë dy autoambulanca, që i transportuan tre të lënduarit drejt spitalit të Shkodrës.
Raportohet se njëri prej tre personave të goditur nga rrufeja ndodhet në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihen rrethanat se ku ndodheshin tre personat në fjalë, gjatë shkarkesës elektrike.
Raportohet se të tre personat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje.