Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi janë takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në Bruksel.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, përmes rrjetit social Twitter.
Ajo ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për dialogun, liberalizimin e vizave dhe progresin në rrugën evropiane.