Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë mban debat mes përfaqësueseve të forumeve të grave të subjekteve politike

"CADD" organizoi debat mes përfaqësueseve të forumeve të grave të subjekteve politike...

Çështje të cilat u diskutuan në këtë debat ishin kryesisht ato në lidhje me sfidat e femrës në shoqërinë në Luginë të Preshevës, roli i femrës dhe vendimarrja në fushën politike, si dhe sa janë të përfaqësuara femrat në Luginë të Preshevës në pozicionet udhëheqëse.

Debati u drejtua nga përfqësuesi i CADD z.Gani Rashiti si dhe pjesëmarrëse në këtë debat ishin përfaqësuese nga forumi i grave nga subjektet politike si PDSH, APN, LR-PDSH, PD të cilat zhvilluan diskutime duke  lidhur shembuj praktik nga pozicionet profesinale apo politike  që ato posedojnë.

Qëllimi i këtij debati është që femrat në Luginë të Preshëvës pa marrë parasysh bindjet personale politike të punojnë në drejtim të fuqizimit të pozitës së gruas në shoqërinë shqipëtare, dhe që femra në Luginë të Preshevës të përfshihet më shumë në pozicionet udhëheqëse duke u bazuar në edukimin e tyre profesional dhe aftësive që ato zotërojnë.