Bëhet fjalë për katër shtetas malazez, një serb dhe një kosovar. Tre të parët ishin të kërkuar nga autoritetet e Interpolit.
Dje janë publikuar pamje ekskluzive nga arrestimi i këtyre personave në “Emshir” në banesat e quajtura të “arabëve”.
Në mesin e të arrestuarve është edhe shtetasja kosovare, Laureta Zyba e lindur në vitin 1995.
Sipas profilit të saj në Facebook, ajo përshkruhet si valltare dhe e lindur në Prishtinë.
Bëhet e ditur se të arrestuarit që janë nga Mali i Zi janë Mario Milosheviq dhe Gjeorgje Paviçeviq, të cilët janë duke u akuzuar për vrasje.