Gazeta serbe: Thaçi po lyp luftë

Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot që presidenti kosovar, Hashim Thaçi është duke kërkuar luftë.

Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot që presidenti kosovar, Hashim Thaçi është duke kërkuar luftë.

Ky publikim i Informerit vjen pas takimit të Thaçit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel të cilin takim ai e kishte konsideruar si më të shkurtin por më të vështirin në gjashtë vjetët e fundit.

“Delegacioni i Kosovës i ka refuzuar të gjitha bisedimet. Janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe nuk e kanë pranuar asnjë kompromis”, shkruan në ballinën e kësaj gazete.“Thaçi ka thënë: Nuk jap asgjë, Serbia duhet ta pranojë pavarësinë, për të tjerat nuk më bën”.

Në Bruksel, ai i kishte prirë edhe delegacionit kosovar në kuadër të fazës finale së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.Ndërkaq dje, mes tjerash, i pari i Kosovës kishte thënë se Vuçiq duhet ta kuptojë se Kosova është sovrane.