Është interesant fakti që Ugljanin, natyrisht sipas nevojave financiare, drejtohet nga Beogradi ose Prishtina. Derisa ishte në Qeverinë e Serbisë, asgjë nuk e shqetësonte dhe ai ishte i kënaqur. Sapo humbi vendin e tij në pushtet dhe u bë kundërshtar në vendin e tij, tha ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç.
Ky ishte komenti i tij në faktin se Këshilli Kombëtar Boshnjak, i udhëhequr nga Sulejman Uglanin, ka ftuar në ceremoninë në Novi Pazar, Behgjet Pacollin, duke iu drejtuar atij si "Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës.
- Ftesa e Pacollit, i cili është trajtuar si ministër i jashtëm, i është drejtuar kundër Serbisë, e cila në këtë kohë të vështirë është duke luftuar për të ruajtur territorin e tij. Dhe le të shqyrtojnë autoritetet kompetente nëse ka bazë për ndonjë procedurë. Sa më përket mua, unë jam shef i dipolmacisë ku Ugljanini dhe Pacoli janë shtetas të tyre. Dhe çdo gjë që bëjmë kohët e fundit në lidhje me njohjen e Kosovës, na jep të drejtën për të përfunduar se Pacolli së shpejti do të jetë vetëm Ministri Ugljanin - ka thënë Daçiç për "Novosti".