Albin Kurti, lideri i Lëvizjes opozitare të Kosovës "Vetëvendosja" sërish sot ka bërë thirrje për shqiptarët për unitet kombëtar sepse, siç pretendon ai, projekti (Shqipëria e Madhe) nuk bie në kundërshtim me politikën e BE-së, dhe për të përfunduar sugjeron se Shqipëria dhe Kosova të bashkohet në një federatë apo konfederatë .
- Unë nuk jam kundër BE-së, në të kundërtën, unë jam një mbështetës i madh i BE-së dhe unë mendoj se BE-ja duhet të mbrohet. Unë besoj se paqja e qëndrueshme është një tjetër emër për Bashkimin Evropian, dhe ne në paqe të qëndrueshme kemi antifashizmin dhe shtetin e mirëqenies, e cila ka në konsideratë edhe rritjen ekonomike dhe drejtësinë sociale - ka thënë Kurti në një emision në Art TV.
Lideri i "Vetëvendosjes", thotë se edhe pse projekti i bashkimit të shqiptarëve do të përballet me një pengesë në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk e gëzojnë mbështetjen e organizatave ndërkombëtare, konsideron se ka një mënyrë se si kjo mund të arrihet para "anëtarësimit të dy vendeve në BE.
- Gjatë periudhës së tranzicionit do të ishim një konfederatë ose federatë, nuk do të isha kundër një zgjidhje të tillë, por vetëm për një fazë kalimtare. Nëse integrohemi, dhe ne jemi në fakt të sinqertë dhe serioz krahasuar me iniciativat e mëparshme, gjithçka mund të ishte gati para anëtarësimit në BE.
"Journal" kujton se Kurti kohët e fundit në Top Channel TV ka thënë se shumë shqiptarë në Shqipëri duan që të formohet një organizatë e cila, sipas tij, duhet të mbajë një referendum për bashkim kombëtar dhe "ti lë qytetarët të vendosin në lidhje me të"