Lideri i boshnjakëve të Sanxhakut Sulejman Uglanini takim me znj.Ardita Sinanin (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar Sulejman Uglanjin vizitoi qëndroi sot në Komunë të Preshevës pikërisht në zyrat e PVD-së...

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar Sulejman Uglanini qëndroi sot në Komunë të Preshevës pikërisht në zyrat e Partisë për Veprim Demokratik ku u prit nga zonja Ardita Sinani kryetare e PVD-s dega në Preshevë,zbashku me këshilltarët e kuvendit komunal që vijnë nga rradhët e Partis Për Veprim Demoratik.

Me delegaconinin boshnjak ishte edhe kryetari i Këshillt Kombëtar Shqiptar z.Shukri Ymeri.

Ata këtë takim prej gjysëm orësh e zhvilluan në zyrat e kësaj partie ku biseduan për bashkpunimet e ndërsjellta mes dy pakicave në sërbi Boshnjake dhe Shqiptare, për realizim e të drejtave tona dhe Boshnjake në Sërbi.

Pas këtë takimi për Rtv Aldi u pronocua z.Sulejman Uglanini kryetar i këshilit të boshnjakëve ku tha se bashkëpunimi është shumë i mirë mes dy pakicave në sërbi, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve të dy pakicave.

Edhe znj.Sinani kryetare e PVD-së dega në Preshevë për televizionin tonë tha se ishte kënaqësi të prisja delegacionin Boshnjak z. Uglanjin ne kemi bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme me këta dhe sot biseduam për të drejtat e pakicave në sërbi, ku do të marrim si model këshillin kombëtar boshnjak për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Sërbi.

Pas vizitës në Preshevë delegacioni Boshnjak ishte për vizit zyrtare edhe në Bujanoc ku rrugëtimin e tij e vazhdoi për në Noviz Pazar.