Këshilli Komunal në Preshevë ka zhvilluar mbledhjen e V-të, sot më datë 20.07.2018 me fillim në ora 10:00. Në këtë mbledhje ishin të përcaktuara 13 pika të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të procesverbalit nga mbledhja e parë e K.K, e datës 26.03.2018
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi pëlqimin për konvertimin e tatimit përkatës.
- Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit mbi financimin e notit si lëndë zgjedhore për vitin 2018/2019 në të gjitha shkollat fillore në territorin e Komunës së Preshevës.
- Shqyrtimi dhe miratimi i aktvendimit mbi bashkëfinancimin e projektit “Kuzhina Popullore" nga Kryqi i Kuq dhe Komuna e Preshevës për vitin 2018.
- Njoftimi për realizimin e Buxhetit të komunës së Preshevës për periudhën tremujore.
- Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për inicimin e hartimit të plotësim ndryshimit të strategjisë për zhvillim të komunës së Preshevës. (Caktimi i grupit punues për menaxhimin e hartimit të strategjisë).
- Vendimi i Këshillit Komunal mbi pronësinë dhe menaxhimin e rrjetit të ndriçimit publik në territorin e Komunës së Preshevës.
- Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të vendimit mbi taksat komunale, tarifa 1 neni 15, pika 1.
- Vendimi mbi themelimin e zonës industriale “Çukarka" në Preshevë.
- Vendimi për inkuadrimin e kompanive private të interesuara për investim në zonën industriale.
- Shqyrtimi dhe miratimi mbi dhënien e pëlqimit të raportit për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare dhe organizatat sportive.
- Shqyrtim i kërkesave
- Të ndryshme.
Pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishin pika e 2-të Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi pëlqimin për konvertimin e tatimit përkatës në lidhje me falimentimin e kompanisë Simpo ku Qeveria e Serbisë ka marrur përsipër një program për ti shlyer borxhet të cilat i ka pasur ndaj nesh me vlerë prej afërsisht 27,000,000.00 din, me çrast komuna e Preshevës do ta mbështes këtë program, theksoi kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në konferencën për media, poashtu z.Arifi në vazhdim tha se në pikën e 3-të të rendit të ditës dhe pikën e 4-të është vendosur që komuna të vazhdojë të mbështesë lëndën e notit dhe Kuzhinën Popullore për vitin 2018, sa i pëket pikës së 7-të rrjeti i ndriçimit publik De Juro nuk ka qenë nën pronësinë tonë ndërsa me vendimin e sotëm që e kemi bërë është lehtësim për komunën tonë, ndërsa pika e 9-të dhe e 10-të është shtyer për mbledhjen e ardhshme të Këshillit Komunal.
Në fund kryetari Arifi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me themelimin e aktit administrativ të zonës industriale “Çukarkë” dhe ecurinë e projekteve të cilat kanë filluar të implementohen në komunë të Preshevës.
Sa i përket pikës së 11-të të rendit të ditës ky vendim do të shpallet ditët në vijim